Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Juventusi do t’i zyrtarizojë De Ligtin e Rabiotin të hënën, kështu raportojnë mediat italiane. Adrien Rabiot do t’i kryejë testet mjekësore të hënën në mëngjes, raportojnë media të shumta në Itali, para se francezi të nënshkruajë kontratë 4-vjçare. Marrëveshja është arritur këtë javë, por “Zonja e Vjetër” ka preferuar të presë deri më një korrik kur t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin – të hënën. Për lojtarin janë interesuar edhe Manchester United dhe Barcelona, por është bindur me projektin e Juventusit. Rabiot do të fitojë 7 milionë euro në sezon te Juve, kurse 10 milionë do të shkojnë për nënën e futbollistit dhe njëherit agjenten e tij, që ka mundësuar këtë lëvizje si lojtar i lirë. Raportohet se Rabiot do të arrijë sonte në Torino në mënyrë që nesër më mëngjes t’i kryejë testet mjekësore. Të hënën, gjithashtu pritet që Juventusi të njoftojë për arritjen e marrëveshjes për kapitenin e Ajaxit. Matthijs de Ligt. De Ligt do t’i kushtojë Juventusit 67 milionë euro plus 13 milionë në varësi prej arritjeve në sezonin e parë me Juven. Kurse, tashmë Luca Pellegrini ka kryer testet mjekësore dhe pritet vetëm zyrtarizimi për të kompletuar transferimin nga Roma, derisa është larguar në drejtim të kundërt Leonardo Spinazzola. Like 0