Rreth 3.000 punonjës shëndetësorë të pavaksinuar, në Francë janë pezulluar nga puna, pas hyrjes në fuqi të vaksinimit me detyrim për stafin mjekësor, tha Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran.

Shumica e pezullimeve janë të përkohshme dhe shumica e tyre përfshijnë staf ndihmës. “Ka pak bluza të bardha”, tha ai.

Vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid-19 hyri në fuqi dje për 2.7 milionë persona, siç janë personeli në spitale, personeli në shtëpitë e të  moshuarve dhe infermierët e vetëpunësuar.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Publik Francez (Santé publique France, SpF), më 12 shtator, 89.3% e personelit në shtëpitë e pleqve kishin marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa shkalla përkatëse e vaksinimit për të gjithë personelin e kujdesit shëndetësor ishte 73. 9 %. /Oranews/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme