Botë “Politika nuk duhet të jetë kurrë një terren vrasjesh”: Biden i drejtohet kombit pas atentatit ndaj Trump Nga Wikiliks U postua 15/07/2024 2 Min e Lexuar 0 0 6 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti Joe Biden ka theksuar nevojën që amerikanët e ndarë të bashkohen teksa ai iu drejtua kombit, pasi Donald Trump u qëllua në një atentat ndaj tij. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Biden tha se “politika nuk duhet të jetë kurrë një fushë beteje politike ose, Zoti na ruajt, një terren vrasjesh”, ndërsa foli në një fjalim televiziv nga Zyra Ovale. “Ne duhet të ulim tensionet në politikën tonë”, shtoi ai. Ish-presidenti Trump, 78 vjeç, pësoi një plagë me plumb në vesh nga të shtënat, të cilat ndodhi herët në mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ai po mbante një fjalim para mbështetësve në Butler, Pensilvani, rreth 50 km në veri të Pittsburgh. “Ne nuk mund të lejojmë që kjo dhunë të normalizohet. Retorika politike e këtij vendi është ndezur shumë. Është koha për ta qetësuar atë”, ka thënë më tej Biden. “Ne mund ta bëjmë këtë”, theksoi Biden, duke thënë se kombi u themelua mbi një demokraci që i dha arsyes dhe ekuilibrit një shans për të mbizotëruar mbi forcën brutale. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haradinaj-Stublla reagon pas publikimit të dokumentit për marrëveshjen Kosovë – Serbi Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka ndërlidhur dokumentin e …