Botë Pompeo e Lavrovi takohen të martën në Washington Nga Wikiliks U postua 09/12/2019 2 Min e Lexuar 0 0 15 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara njoftoi përmes një deklarate të shkurtër se ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të udhëtojë në Washington të martën për t’u takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo. Dy kryediplomatët e super-fuqive botërore do të bisedojnë për një numër të madh çështjesh rajonale dhe dypalëshe, thuhet në deklaratë. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë deklaruar disa ditë më parë se dy diplomatët do të bisedojnë për Ukrainën, Sirinë, kontrollin e armëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, tha se takimi i Lavrovit për të martën është duke u përgatitur, por nuk dha ndonjë hollësi. Pompeo dhe Lavrovi janë takuar disa herë gjatë këtij viti dhe kohë pas kohe kanë biseduar në telefon. Ministri i jashtëm rus ishte takuar edhe me presidentin amerikan, Donald Trump, në maj të vitit 2017, para se Pompeo të emërohej në pozitën e sekretarit të shtetit, shkruan “Free Europe” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Merr flakë autobusi gjatë vozitjes në koridorin 10 Në Autostradën e koridorit 10, në vednin e quajtur Lumi Dekutinë afër Vranjës, deri …