Ky reagime vjen si pasojë e asaje që dje drejtori i klubit të karatës kishte akuzuare drejtë për së drejti kryetarin e komisionit Amir Xhaferin, shih reagimin e plotë të këtije të fundit

Reagimi i Kryetarit të Komisionit Amir Xhaferi në vijim:

I nderuari Drejtor i Klubit të Karates “Besa” Bujanoc, Z.Ramiz Asllani,

Komisioni i emëruar nga ana e Këshillit Komunal për subvencionimin dhe vlerësimin e projekteve dhe programeve në lëminë e Sportit për vitin 2018, ka qenë i përbërë prej 5 anëtarëve, Kryetar i të cilit kam qenë unë Amir Xhaferi. E lexova reagimin tuaj me vëmendje dhe pash se keni shprehur pakënaqësitë e juaja në lidhje me vendimin mbi ndarjen e mjeteve finansiare në kuadër të Konkursit për subvencionimin e projekteve dhe programeve në lëminë e sportit për vitin 2018. Vendimi i lartëpërmendur i sjellur nga Komisioni 5 anëtarësh është publikuar në webfaqen e komunës së Bujanocit, mirëpo edhe nëpër portale tjera. Z.Asllani Ju, por edhe çdo përfaqësues i klubeve sportive, të cilat kanë marrë pjesë në këtë Konkurs, keni pasur afat 8 ditë për Ankesë në Këshillin Komunal në lidhje me këtë vendim për mjetet e ndara për Klubin“Besa”. Mirëpo as Klubi Besa e as edhe ndonjë klub tjetër nuk ka dorëzuar Ankesë. Reagimi juaj me moton “Sporti nuk njeh politikë” nuk është i drejtë, sepse ju me këtë Vendim po tentoni të bëni politikë, e jo ne si Komision i pavarur, Vendimet e të cilit kanë mundur me Ankesën tuaj në Këshill Komunal si organ i shkallës së dytë, të hidhen poshtë, në rastë se vërtetohet se Ankesa juaj është e arsyeshme. Kushtet e parapara me Konkurs kanë qenë të publikuara me kohë, si kusht i rëndësishëm ishte edhe sigurimi i Vërtetimit nga ana e Ligës së Karatesë se Klubi i caktuar garon në atë Ligë, Vërtetim të cilin ju nuk e keni sjellur, e që Klubi i përmendur nga ana Juaj e ka sjellur me kohë (shih foton më poshtë). Kjo dmth se edhe përkundër mungesës së dokumentacioneve të nevojshme, pikërishtë Pushteti #përShqipëtarët prapë se prap ua mundësuam shfrytëzmin e mjeteve Klubit tuaj edhe përkundër mos plotësimit të dokumentacioneve. E sa i përket motos tonë #përShqipëtarët , dëshmi më e mirë për këtë çështje jeni Ju Z.Ramiz Asllani me biznesin tuaj familjar “EURO – COMPUTERS”, ku pos të tjerash ofroni edhe shërbimin e internetit. Këtë e them pasi që deri në kohën sa ishte Pushteti i kaluar (pjesë e të cilit ishte shoku dhe bashkëpartiaku juaj Edmond Isufi), në Administratën komunale Bujanoc këto sherbime ju kanë besuar Ndërmarrjes “ TELEKOM SRBIJA” nga Beogradi, ndërsa Pushteti i tanishëm menjeherë prej vitit 2017, këto shërbime ja ka besuar juve dhe biznesit tuaj “EURO – COMPUTERS” (shih fotot më poshtë).

Me rrespekt.

Kryetar i Komisionit Amir Xhaferi.

Bujanoc 01.06.2018

Shih Dokumentet në Vijim :

 

Postimi i Plote i KK Besa ne FB ku kishin Akuzuar Kyretarin e Komisionit Amir Xhaferi.

Reagim

“Sporti nuk njeh politikë”

Nuk e kisha menduar që do të më vije puna me reaguar kundër dikujt me emër e me…

Posted by Kk.Besa.Bujanoc on Thursday, May 31, 2018

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme