Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Njëri nga dy të rinjtë shqiptarë nga Kosova, që u rrahën brutalisht në natën mes të shtunës dhe të dielës në Novi Sad, ka rrëfyer ngjarjen. I riu me inicialet G.B. thotë se bashkë më shokun e tij ishin nisur për në shtëpi, kur kishin parë një taksi të rregullt të ndalur në stacion. “I thashë në gjuhën shqipe të ngutej. Dy djem që po vinin në drejtimin tona na kanë dëgjuar dhe filluan të na rrahin brutalisht. Pastaj erdhën edhe dy apo tre të tjerë”, ka rrëfyer për “Blic” G.B., njëri nga dy të rinjtë shqiptarë, të cilët u rrahën brutalisht në Novi Sad. Sulmi ndaj këtyre të rinjve ndodhi në Novi Sad në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës. Të dy pësuan lëndime të rënda trupore, ndërsa mjekët në spitalin e Novi Sadit kanë luftuar për t’ia shpëtuar jetën të riut tjetër, Çlirim Maloku. Viktimat i shpëtuan nga një epilog më tragjik sirenat e autombulancës dhe policisë, të cilat i kishte alarmuar një grua nga një kioskë aty pranë. Rrahja e të rinjëve shqiptarë ka ngriture reagime të shumta tek krerët e Institucioneve Kosovare Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër për sulmin fizik ndaj dy shqiptarëve të Kosovës në Novi Sad. Reagimi i plotë i Veselit: “Me shqetësim mora lajmin për sulmin e kryer ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad. Pa dashur të paragjykoj për rrethanat dhe shkaqet e sulmit, kërkoj nga autoritetet në Beograd që të gjejnë sa më parë ata që kryen këtë akt dhe ti vendosin para drejtësisë. Serbia duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në mbrojtje të njerëzve, pa dallim etnie. Po ashtu, duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunën. Të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Veseli. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur të pashembullt aktin e rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptar në Novi Sad të Serbisë. I pashembullt akti i rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave evropiane. Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ardita Sinani ftonë diasporën shqiptare dhe shqiptarët e Luginës që jetojnë në kosovë ti përgjigjen regjisteimit të popullësis Ish kryetarja e Komunës së Preshevës Znj.Ardita Sinani dhe një herit këshilltare e Kryeministrit …