Kryetari Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi nëpërmes profilit të tijë në facebook ka reagurë kundër vurjes së zjarrit nëpër makineritë e kompanisë “Saba Bellça”

Ja edhe postimi i ploti i Kryetari Kamberi :

Pasojat e politikës albanofobe të cilëve ditëve të fundit i ka paraprirë presidenti serb, Aleksandar Vucic, për një invazion të shqiptarëve mbi Vranjën, po bien mbi kurrizin e kompanive shqiptare.

Vurja e zjarrit nëpër makineritë e kompanisë “Saba Bellça”, përveç që dëshmon mosgatishmërinë e shtetit për t’i mbrojtur kompanitë shqiptare, ajo flet edhe për mentalitetin e mbrapsht që i përket viteve të ’90 ta.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Përveç dëmtimit të drejtëpërdrejtë të shkaktuar kompanisë shqiptare “Saba Bellça”, një gjest i ktill ngjallë frikën jo vetëm ndaj kompanive shqiptare por dëshmon edhe mungesë të stabilitetit për investitorë të huaj.

Heshtja e institucioneve kompetente për të pestën herë rradhazi le të kuptohet që ato ose nuk janë të gatshme për t’i mbrojtur dhe trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha kompanitë e sukësesëshme ose përkrahin fushatën antishqiptare që ka për qëllim pengimin e biznesit shqiptar.

Shpresoj që ky rast të mos kalojë në heshtje dhe besoj që kjo problematikë duhet të ngritet në instancat më të larta vendore dhe kombëtare.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme