Botë Shtyhet takimi Trump-Putin Nga Wikiliks U postua 08/11/2018 2 Min e Lexuar 0 0 33 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kremlini ka njoftuar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të mos mbajnë një takim në Paris për të shmangur zhvendosjen e vëmendjes nga ceremonia përkujtimore që zhvillohet në fundjavë, me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. “Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai amerikan Donald Trump do të takohen menjëri-tjetrin shkurtimisht, por nuk do të mbajnë një takim të plotë, të gjatë”, ka thënë këshilltari i Kremlinit për Çështjet e Jashtme Yuri Ushakov. Zoti Ushakov ka deklaruar se Franca shprehu shqetësimin se një takim Trump-Putin do të tërhiqte vëmendjen nga ceremonia përkujtimore e Parisit. Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia vendosën ta shtyjnë takimin deri në fund të muajit, kur të dy udhëheqësit pritet të marrin pjesë në takimin e Grupit të 20-shes që mbahet në Argjentinë. Të hënën, Trump ka deklaruar se me gjasë nuk do të takohej me Putinin në Paris, por gjatë takimit të G-20-shes. Sipas Yuri Ushakov-it, gjatë vizitës së këshilltarit amerikan të Sigurisë Kombëtare John Bolton muajin e kaluar në Moskë, ai dhe zyrtarët rusë biseduan gjithashtu për mundësinë që dy presidentët të vizitonin vendet respektive./lexo.al/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rritet sërish numri i të prekurve me koronavirus në Serbi Serbia vazhdon të shënojë rritje të numrit të infektuarve me koronavirus. Në Serbi, saktësisht …