Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sindikata e policisë dhe e eprorëve policorë të Serbisë kanë përkrahur “veprimet paqësore të krerëve shtetërorë, të cilët përmes bisedimeve për Kosovën synon të shmangë thirrjet e pakuptimta për luftë që po e bëjnë disa individë në polici”. “Përfundimi i dramës kosovare e cila, siç duket, është pranë përfundimit, disa kokave që ose janë të nxehta ose të udhëzuara politikisht, ka bërë që të “krekosen për trimëri” dhe t’u bien daulleve të luftës. Për ‘kolegë të tillë militantë’ veprimet paqeruajtëse të krerëve të tanishëm shtetërorë nuk kanë asnjë kuptim, të cilët pikërisht përmes bisedimeve dëshirojnë të shmangin thirrjet për luftën e pakuptimtë, që individët, në polici, e kërkojnë”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate që e transmetojnë mediat serbe, transmeton Koha.net. Sindikata rikujton se “nga aksionet e pashembullta, të nxitura nga fryma patriotike që kërkonin gjakun e të rinjve tanë, kanë hequr dorë edhe ato parti të cilat dikur thërrisnin për mbrojtje të pakompromis të Kosovës e Metohisë”. “Mendojmë se është koha që këtë ta bëjnë edhe ato koka të nxehta në polici që tani bëjnë thirrje të tilla, gati dy dekada më vonë, në kushtet e e ndryshimeve krejtësisht të ndryshme gjeostrategjike. Sepse, më mirë negociata shumë të gjata në Bruksel, se luftë në të cilën policët dhe patriotë të tjerë të Serbisë do të shndërroheshin në “pëllumba për gjah” për hir të parullave të pakuptimta luftënxitëse të dikujt”, përfundon komunikata e Sindikatës së policisë dhe të eprorëve policorë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
VUÇIQ E PËRSËRIT KUSHTIN: HIQNI TAKSAT, E VAZHDOJMË DIALOGUN Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përsëritur kushtin e Serbisë se derisa Kosova nuk …