Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe sot, si pjesë e procesit të hartimit të projekt-Statutit të këtij asociacioni kanë biseduar me kryetarët e komunave me shumicë serbe. “Në takim, është biseduar për strukturën e ardhshme organizative të Bashkësisë së komunave serbe, të cilat do të rregullohen në bazë të Parimeve të përgjithshme të miratuara në Bruksel”. “Sipas këtij dokumenti, Bashkësia e komunave serbe do të ketë këto organe: kuvendin, kryetarin, këshillin, bordin, administratën dhe zyrën për ankesa”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Ekipi Menaxhues, përcjell Klan Kosova. “Bashkëbiseduesit kanë theksuar se është thelbësore që kompetencat e Bashkësisë së komunave serbe të mbeten ashtu siç janë përcaktuar në Marrëveshjen e parë të Brukselit”. Ekipi menaxhues ka informuar se kryetarët e komunave serbe me aktivitetet e mëparshme dhe planet e ardhshme. Like 0
Scaparrotti : Situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë Situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë dhe vendet e Ballkanit janë …