Botë Tragjedi në New York, polici vret gruan shqiptare dhe dy fëmijët e tyre të mitur Nga Wikiliks U postua 03/01/2024 2 Min e Lexuar 0 0 10 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një rreshter i policisë së Nju Jorkut vrau gruan dhe dy fëmijët e tij përpara se të vriste veten gjatë fundjavës, kanë thënë autoritetet. Departamenti i Policisë në Clarkstown i identifikoi viktimat si 49-vjeçari Watson Morgan, gruaja e tij shqiptare Ornela Morgan, 43 vjeç dhe dy djemtë e çiftit, të moshës 10 dhe 12 vjeç. Autoritetet thanë se të katër kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje. Trupat e tyre u zbuluan nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, një periferi të New York City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville. “Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Policisë në Clarkstown, shkruajnë mediat e huaja. Watson ishte një oficer në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut për shtatë vjet. Sipas një postimi në Twitter nga llogaria zyrtare e Educators of New York, Ornela Watson ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jorkut. Prej disa vitesh Ornela Morgan (Rori) jetonte në New York, bashkë me bashkëshortin e saj Watson Morgan, i cili ishte polic. Ende është e paqartë se çfarë çoi në tragjedi këtë familje. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Parlamenti Evropian rikonfirmon mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën Pothuajse gjysmë viti qëkur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës u përmend për …