Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një plagosje ka ndodhur sot në Prishtinë, saktësisht në lagjen ‘Arbëria’ në rrugën që të qon për në Mitrovicë. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 ndërsa raportohet se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. “Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy armë. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes po merren me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes po merren me rastin”, ka shtuar Ahmeti. Personi i plagosur mëngjesin e sotëm në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, është pronari i betonjerkes “Titan Beton”, Avni Bytyqi. “Viktima Avni Bytyqi është shoqëruar në Emergjencë dhe gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda oborrit dhe zyrave te betonjerkes. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Derbi i Juventusit e Milanit u takon Rossonerëve – garë edhe më e nxehtë për top katër Milani ka fituar derbin përballë Juventusit në kuadër të javës së 35-të në Serie …