Kryetari i Bordit Ekzekutiv i partisë së Vuçiqit, Darko Glishiq, ka raportuar se lideri i partisë dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në mbledhjen e mbrëmshme të partisë ka njoftuar se do të japë dorëheqje.

I pyetur nëse presidenti Vuçiq ka thënë se do të japë dorëheqje, apo se do të japë dorëheqje në rrethana të caktuara, Glishiq tha se “do të japë.

“Nëse ai jep dorëheqjen dhe qëndron pas saj, mendoj se është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Serbisë”, ka pretenduar Glishiq.

Përndryshe sot në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e qeverisë serbe, ndërsa me ftesë të kryeministres Ana Bërnabiq, në mbledhje do të marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq do të informojë kryeministren Ana Bërnabiq dhe ministrat për bisedimet për Kosovën dhe takimin me “pesëshen” ndërkombëtare, që u mbajt të premten.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet publikut sot në orën 20:00.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme