• Magazina

Derbi i Juventusit e Milanit u takon Rossonerëve – garë edhe më e nxehtë për top katër

3 Min e Lexuar
0
0
99

Milani ka fituar derbin përballë Juventusit në kuadër të javës së 35-të në Serie A me rezultat 3-0.

Vendasit e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e katërt me anë të Matthijs de Ligt, por goditja e tij u bllokua.

Një shans i artë për Milanin erdhi më pas në minutën e 21-të, kur Brahim Diaz lëshoi një gjuajtje të fuqishme, por Wojciech Szczesny bëri pritje të madhe.

Një tjetër mundësi erdhi për Zonjën e Vjetër, kur Giorgio Chiellini gjuajti me kokë nga një harkim nga këndi, por ishte jashtë portës.

Rossonerët më pas e shfrytëzuan mundësin e shënimit, duke arritur të kalonin në epërsi me anë të Brahim Diaz, që shënoi në minutën e 45+1′.

Edhe në 45 minutat e dytë nuk mungoi spektakli, pasi u humb një penallti e u shënuan edhe një gol tjetër.

Ishte minuta e 58-të, kur Rossonerët dështuan nga pika e bardhë, e që përgjegjësinë e kishte Franck Kessie.

Por, fati sonte ishte në anën e Milanit, që ia arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Ante Rebic në minutën e 78-të, nga një asistim i Ismail Bennacer.

Në listën e realizatorëve u fut edhe Fikayo Tomori, që shënoi për 3-0 në minutën e  82-të me një asistim prej Hakan Calhanoglut.

Pas javës së 35-të, Milani gjendet në vendin e tretë me 72 pikë, aq sa ka edhe Atalanta në të dytin, derisa Juventusi ka rënë në të pestin me 69 sosh.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport
Ndrysho Gjuhën