Faqja Kryesore Botë Vazhdon ndërhyrja izraelite në xhaminë AL-AKSA

Vazhdon ndërhyrja izraelite në xhaminë AL-AKSA

3 Min e Lexuar
0
0
65

Policia izraelite plagosi 10 persona gjatë ndërhyrjes me plumba plastikë dhe bomba zhurmuese ndaj besimtarëve që dolën nga Xhamia Al-Aksa pas namazit të sabahut (mëngjesit).

Pas namazit që u fal në Xhaminë Al-Aksa qindra persona u mblodhën në sheshin mes Mexhidit të Kibles dhe Kubbetus Sahra të cilët hapën flamujt e Palestinës dhe Hamasit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jeta jonë është e sakrifikuar për ty Aksa” dhe “Të gjithë jemi Sheikh Jarrah” (lagjja në Jeruzalem ku Izraeli dëshiron të dëbojë nga shtëpitë e tyre disa palestinezë). Këto kanë qenë sloganet e qindra personave të cilët më pas marshuan drejt Portës së Luanëve dhe asaj Hutta.

Sipas raportimeve të gazetarit të AA-së në vendin e ngjarjes, mësohet se policia izraelite e cila ishte në pritje jashtë këtyre dy portave, ndërhyri me plumba plastikë dhe bomba zhurmuese ndaj besimtarëve që dolën nga Xhamia Al-Aksa.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se në ndërhyrje u plagosën 10 palestinezë. Pesë janë plagosur në pjesën e kokës, 4 në këmbë dhe njëri në dorë. Më tej thuhet se është vonuar dërgimi i disa të plagosurve në spital për shkak se policia mbylli hyrjet dhe daljet në Portën e Luanëve.

Po ashtu Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze në deklaratën e saj informoi se plumbi plastik ka goditur në gojë njërin nga të plagosurit dhe si pasojë i ka shkaktuar çarje të nofullës.

Ndërkohë bëhet e ditur se policia izraelite ka arrestuar edhe disa të rinj. Pas ndërhyrjes e cila ka zgjatur rreth gjysmë ore, situata u kthye në normalitet.

Policia izraelite një ditë më parë hyri brenda Xhamisë Al-Aksa dhe gjatë ndërhyrjes plagosi 205 palestinezë.

Në ndërhyrjen e policisë izraelite ndaj palestinezëve dje në Jeruzalem u plagosën 90 persona. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë dhe një foshnje 1 vjeçare.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë