Faqja Kryesore ShowBiz Në Finalen e UEFA-Champions League dhe në Kampionatin Botror Rusia 2018, performojnë dy këngëtare shqiptare me famë Botrore

Në Finalen e UEFA-Champions League dhe në Kampionatin Botror Rusia 2018, performojnë dy këngëtare shqiptare me famë Botrore

5 Min e Lexuar
0
0
113

Në dy evenimentet më të mdha botrore të Fudbollit do të performojnë dy këngëtaret e njohura shqiptare që kanë arriturë të prekin majet e suksesit ndërkombtarë,njëra në kampionatin botror dhe tjetra në Finalen e madhe të UEFA-Champions league , bëhet fjalë për Dua Lipa dhe Era Istrefi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjete sociale , UEFA- ka bër të diturë se këngëtarja shqiptare me famë botërore,Dua Lipa, do të bëj hapjen zyrtare të Finales së Champions League.

Për të konfirmuar Dua Lipën, UEFA ka publikuar një videoje promovuese të finales së Championsit në të cilën ajo shihet si hije dhe në sfond dëgjohen tingujt e këngës ‘Neë Rules’.

Të gjithë e presin me padurim që të fillojë ndeshja Real Madrid–Liverpool në Kiev të Ukrainës (26 maj), ku përveç lojës që pritet të jetë fantastike, tani edhe më të veçantë do ta bëjë prezenca e këngëtares shqiptare, ambasadores më të mirë shqiptare Dua Lipa.

Këngëtarja Era Istrefi tashmë e ka dëshmuar suksesin e saj ndërkombëtar duke u përzgjedhur si artistja e cila do të këndojë himnin në Kampionatin Botëror të Fudbollit Rusia2018

Kënga do të punohet nga Diplo dhe pritet të lëshohet më 25 maj. Lajmi fillimisht u publikua nga “Vibe” dhe radiostacioni kolumbian “W Radio” dhe u konfirmua veçmas për “Billboard”-in nga burime të afërta me projektin, transmeton Koha.net.

Edhe pse ka disa këngë të ndërlidhura me Kampionatin botëror, himni zyrtar zakonisht është ajo më e madhja dhe performohet në finalen e Botërorit, i cili do të shikohet nga rreth 2 miliardë njerëz. Himne të kaluara janë kënduar nga Shakira, “Waka Waka” dhe Ricky Martin “The Cup of Life.”

Sipas një interviste të menaxherit të Nicky Jam, Juan Diego Medina, që u lëshua në “W Radio”, Nicky Jam dhe Smith ishin në Budapest për t’i kryer punimet finale në këngë e cila do të lansohet këtë të premte.

     The Guardian artikull të veçantë për Era Istrefin

Gazeta prestigjioze britanike The Guardian, ia ka kushtuar një tekst këngëtares kosovare Era Istrefi.

Në artikullin e publikuar nga The Guardian, shkruan për rikthimin e Will Smithit, i cili së bashku me Era Istrefin do e hapin kampionatin botëror që do të mbahet në Rusi.

“Will Smith po rikthen në muzikë, duke shënuar himnin zyrtar të Kupës së Botës 2018 me yllin reggaeton të Kolumbisë Nicky Jam dhe këngëtaren kosovare Era Istrefi”, shkruan në The Guardian.

Tutje në këtë shkrim pasqyrohet ndër vite hapja e kampionateve botërore, duke e përmendur rastet kur në vendin e Era Istrefit kanë qenë këngëtare me famë botërore si Jeniffer Lopez dhe Shakira.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz