Stil & Trend Shumë të rinj janë të rrezikuar nga sulmet e trurit Nga Wikiliks U postua 04/07/2018 1 Min e Lexuar 0 0 138 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ekspertët e Britanisë kanë paralajmëruar se shumë të rinj, jo vetëm në Britani por në tërë botën, janë duke e vendosur veten në rrezik për sulme të hershme të trurit. Stilet e pashëndetshme të jetesës dhe ushqimi i keq janë shkaktarët kryesorë që të rinjtë po diagnostikohen me hipertension, transmeton Telegrafi. Shtypja e lartë e gjakut vendos tendosje më të madhe në zemër dhe në enë të gjakut, ndërsa me kohën kjo e rritë rrezikun për sulme të zemrës apo të trurit. Kësisoj, ekspertët po u sugjerojnë qytetarëve, që pavarësisht moshës, të kontrollojnë në mënyrë të rregullt shtypjen e gjakut. Mbipesha, mungesa e aktiviteteve sportive dhe ngrënia e sasive të mëdha të kripës janë të gjithë faktorë të cilët shpijnë në zhvillimin e shtypjes së lartë të gjakut. Vlen të ceket se hipertensioni ka qenë përgjegjës i përafërsisht 75.000 vdekjeve vetëm në Britani gjatë vitit 2015. Like 1+
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Preshevë: Organizata për kulturë fizike largon nga puna magjistrin e edukatës fizike, vetëm pse ishte PVD (FOTO) Pushteti lokal i Preshevës, nuk e ka ndërmend të ndalet nga skandalet e një-pas-njëshme. …