Faqja Kryesore ShowBiz Rita Ora rrëmben vëmendjen me pozat atraktive në bikini nga pushimet me prindërit në Franc

Rita Ora rrëmben vëmendjen me pozat atraktive në bikini nga pushimet me prindërit në Franc

1 Min e Lexuar
0
0
110

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Francë.

Rita po kalon pushimet me familjen e saj: mamanë, Verën, dhe babanë, Besnikun.

Ajo arriti të rrëmbejë vëmendjen e paparacëve, teksa u shfaq mjaft atraktive dhe provokuese në bikini të bardha.

Këngëtarja ishte fotografuar duke qëndruar buzë një pishine, para se të bënte një zhytje perfekte me kokë.

Flokët e saj biondeje të kapura lart, i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse.

Në një moment, ajo mund të shihej duke e bërë nënën e saj të qeshur, ndërsa doli nga uji.

Nëna e Ritës, Vera, dukej gjithashtu mjaft bukur në bikini.

Pushimi familjar i Ritës vjen pas një pune të palodhur të këngëtares për muaj me radhë për sjelljen e projekteve të reja dhe mbajtjen e koncerteve të shumta.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz