Kryeministri Kosovës Ramush Haradinaj, në mbledhjen e qeverisë ka shprehur gatishmërinë për t`i dalë në ndihmë popullit grek, pas vdekjes së mbi 50 personave nga zjarret që kanë përfshirë disa zona në afërsi të Athinës.
“Populli i Kosovës bashkëndjen me popullin grek, ku zjarri ka marr jetë njerëzish. I shprehim ngushëllime popullit grek dhe e shprehim gatishmërinë tu dalim në ndihmë, ka deklaruar Haradinaj.
Poashtu kryeministri Haradinaj ka folur edhe për rastet e shumta të aksidenteve me fatalitet nëpër rrugës e vendit.
“Lajmet për aksidente tragjike janë shqetësuese. Dje ishte vërtetë lajm tragjik humbja e tri jetëve në aksident tragjik. Ministria e Punëve të Brendshme duhet ta rrit prezencën me policë dhe ajo e infrastrukturës me sinjalizime etj.. Duhet ta marrim seriozisht gjendjen është e patolerueshme të humbim jetëra njerëzish kështu”, është shprehur Haradinaj.