Faqja Kryesore Botë Gjurmët nga zjarret në Greqi, konfirmohet vdekja e tre shqiptarëve

Gjurmët nga zjarret në Greqi, konfirmohet vdekja e tre shqiptarëve

2 Min e Lexuar
0
0
150

Thellohet bilanci tragjik si pasojë e zjarreve në rajonin e Atikës në Athinë ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 50 persona, mbi 160 të plagosur dhe mbi 1 mijë banesa janë shkrumbuar.

Gazetarja Ira Londo raporton nga Greqia për “BalkanWeb” se në mesin e viktimave janë edhe tre shqiptarë të cilët punonin në një restorant në Mati, i cili u shkrumbua nga zjarri. Në restorant punonte edhe një shqiptar tjetër, por ai fatmirësisht ka mundur të shpëtojë.

Gjithashtu mësohet se janë edhe dy fëmijë shqiptarë që kanë humbur jetën, por ende nuk ka konfirmim zyrtar. Nga zjarret janë djegur edhe disa shtëpi të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Kryebashkiaku i Rafines ka thënë se numri i të vdekurve mund të jetë me 3 shifra, pasi ka dyshime se disa njerëz janë hedhur në det për të shpëtuar nga flakët dhe janë mbytur. Në makinat e shkrumbuara janë gjetur edhe nëna me fëmijë të përqafuar.

Njerëzit kanë pasur vetëm 2 rruge, ose të presin zjarrin ose të hidhen në det. Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Atikas. Disa vende evropiane si Italia, Polonia, Gjermania dhe Franca kanë dërguar avionë për neutralizimin e flakëve.

Shih foto 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë