Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ambasadori frances Pierre Cochard po viziton sot Komunën e Bujanocit ku u prit nga kryetari Nagipi Arifi. Ky është njoftimi i plotë i z.Arifi Sot, mirëprita Ambasadorin francez në Serbi Sh.T Pierre Cochard, me të cilin biseduam rreth situatës së sigurisë, politike dhe ekonomike. E njoftova ambasadorin me zhvillimet në Bujanoc, si dhe me problemet që hasin qytetarët tanë si rezultat i diskriminimit nga ana e qeverisë në arsim, punësim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik. Përmenda faktin që edhe pas shumë marrëveshjeve të nënshkruara mes Prishtinës dhe Beogradit, si ajo e njohjes së diplomave, nuk kanë filluar akoma së implementuari. Kërkova nga ambasadori që ta njoftojë edhe emisarin francez nga “pesëshja e madhe” që do të vizitojnë Beogradin së shpejti, të bëjë presion për fillimin e nostrifikimit të diplomave dhe implementimin e pikave tjera të marrëveshjes së arritur Prishtinë – Beograd, si dhe të ndikojë në ndalimin e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të Luginës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Komuna e Bujanocit shpërndanë paketa për fëmijët me nevoja të veçanta Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot gjatë ditës ka shpërndarë paketa për …