Sot kryetari i Kuvendit Komunal i komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani u prit në një takim vëllazëror nga Ambasadori i Turqisë në Beograd z.Sami Aksoy.

Ky është postimi i plotë i z.Ramadani në rrjetin social facebook 👇

Sot u mirëprita në takim vëllazëror nga ambasadori iTurqisë në Beograd z. Sami Aksoy.

Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit me Komunën e Bujanocit në projekte të radhës dhe përkujdesjen më të madhe ndaj qytetarëve në Luginë të Preshevës.

Iu falenderova ambasadorit për projektet të cilat i kanë bërë në Bujanoc e veçanërisht në ndertimin Shkollës Muharrem Kadriu në Terrnovc vitin 2011 një ndër projektet më të mëdha të Tika Turke në Serbi.

Gjithashtu biseduam edhe për situatën politike dhe diskriminimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës!
Do të vazhdojmë bashkëpunimin me partnerët tanë dhe të përpiqemi bashkarisht në përmirësimin e pozitës së qytetarëve në Luginë të Preshevës!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme