Sot në mëngjes është zhivilluar një aksion simbolik para Gjyakatës në Bujanoc lidhur me emrimet e fundit të Gjykatës për pranimin e kuadrove nga qytete tjera dhe janë refuzuar kandidatët nga qyteti i Bujanicit.

Njoftimin për këtë aksion e ka bër vet  kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Nevzad Lutfiu.

Ky është njoftimi i poltë i z.Lutfiu

Sipas informacioneve tona, në këtë Gjykatë do të sistemohet një gjykatëse nga Surdulica e cila për ta ushtruar profesionin e saj i duhet t’i bëj 105 km në ditë, ndërsa kuadrot shqiptare të vendit janë refuzuar.

Në Gjykatën për Kundërvajtje në Preshevë do të sistemohet një gjykatëse nga Vranja e cila për ta ushtruar profesionin e saj i duhet t’i bëj 96 km në ditë, ndërsa kuadrot nga Presheva u refuzuan.

Në këto aksione duhet të na mbështesin dhe qytetarët serbë, sepse në qytetet tona po vijnë kuadro nga qytete të tjera, ndërsa kuadrot nga vendi ynë po refuzohen.

Serbia nuk po i respekton marrëveshjet e nënshkruara, nuk po i respekton ligjet e veta dhe nuk po i zbaton detyrimet që ka marrë nga kapitulli 23 për integrim në Bashkimin Evropian.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme