Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka vdekur të hënën më 16 tetor në orën 6:40 në Helsinki.

Ahtisaari lindi më 23 qershor 1937 në Vyborg dhe ishte 86 vjeç kur vdiq.

Martti Ahtisaari ishte presidenti i dhjetë i Finlandës në vitet 1994–2000.

Në vitin 2008, Ahtisaari, i cili në atë kohë ishte 71 vjeç, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për karrierën e tij si ndërmjetës për paqen që zgjati më shumë se tre dekada.

Ndërsa një vit më parë, më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd.

Ky propozim ishte edhe nisma e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Edhe pse plani u dorëzua, gjatë gjithë kohës mendohej se Martti Ahtisaari do të propozojë pavarësi të kushtëzuar, por pa përmendur fjalën pavarësi.

Ky dokument së pari iu dorëzua Beogradit, e pak orë më vonë Ahtisaari mbërriti edhe në Kosovë.

Sipas Ahtissarit dhe ekipit të tij, synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës ishte të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundshme, e mbështetshme dhe e stabilizuar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme