Ambasadori frances Pierre Cochard po viziton sot Komunën e Bujanocit ku u prit nga kryetari Nagipi Arifi.

Ky është njoftimi i plotë i z.Arifi

Sot, mirëprita Ambasadorin francez në Serbi Sh.T Pierre Cochard, me të cilin biseduam rreth situatës së sigurisë, politike dhe ekonomike.

E njoftova ambasadorin me zhvillimet në Bujanoc, si dhe me problemet që hasin qytetarët tanë si rezultat i diskriminimit nga ana e qeverisë në arsim, punësim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik.

Përmenda faktin që edhe pas shumë marrëveshjeve të nënshkruara mes Prishtinës dhe Beogradit, si ajo e njohjes së diplomave, nuk kanë filluar akoma së implementuari.

Kërkova nga ambasadori që ta njoftojë edhe emisarin francez nga “pesëshja e madhe” që do të vizitojnë Beogradin së shpejti, të bëjë presion për fillimin e nostrifikimit të diplomave dhe implementimin e pikave tjera të marrëveshjes së arritur Prishtinë – Beograd, si dhe të ndikojë në ndalimin e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të Luginës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme