Këshilltarja e Kryeministrit Kurti si dhe Kryetarja e degës së PVD-ës në Preshevë znj.Ardita Sinani përmes një postimi në rrjetin social ka përkujtuar sot 10 vjetorin e heqjes së dhunshme të lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë.

Ky është postimi i plotë 👇

Mëngjesin e hershëm të 20 janarit, sot 10 vite qytetarët u terrorizuan nga prania enorme e forcave të xhandarmerisë serbe.

Qëllimi i kësaj pranie – heqja e dhunshme e lapidarit të të rënëve të UÇPMB-së.

Edhe sot, pas një dekade e kujtojmë këtë ngjarje, e cila për herë të dytë u shkaktoi plagë familjarëve të dëshmorëve tanë.

Por, asnjë forcë nuk mund të na detyrojë të fshihet kujtimi për dëshmorët.

LAVDI e përjetshme 🇦🇱

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme