Komisioni Evropian u ka ofruar shteteve nga 6 mijë euro për çdo emigrantë të strehuar në qendrat e sigurta të territorit të tyre.
Kjo është një nismë e BE-së për t’i zbutur tensionet e Brukselit mbi politikën e migracionit, transmeton Klan Kosova.
Ekzekutivi i BE-së tha të martën se do të mund të përballonte koston e pranimit të njerëzve që kalonin Mesdheun me barka.
Ky propozim është i fundit pas një varg strategjive të hartuara nga BE për të zgjidhur çështjen me emigrantë e cila ka ngritur tensione në muajt e fundit pasi që partitë e ekstremit të djathtë kanë fituar mbështetjen e elektoratit në Itali dhe Austri.
Like 0