Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr KËSHILLI KOMBËTAR DO TË HAPË ZYRE NË MEDVEGJËN E HARRUAR NGA SHTETI Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa ka bër të ditur se dje ka realizuar një vizitë në Mevdegjë, ku ka takuar edhe kryetarin e Komunës, z.Nebojsha Arsiq. Mustafa ka Bashkëbiseduar për një mori temash me të cilat ballafaqohen qytetarët, sidomos çështjet e pasivizimit të vendbanimeve, investimet dhe gjithëpërfshirjen në vendimmarjen e qeverisjes lokale. Qartë shihet se Medvegja është lënë pasdore nga ana e Qeverisë Republikane, gjë që po ndikon në thellimin e varfërisë, papunësisë dhe pabarazive politike e sociale. Mustafa ka deklaruar se, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka vendosur që të hapë së shpejti zyrën e tij në Medvegjë, jo vetëm për të qenë më afër me shqiptarët e kësaj komune, por edhe si shembull që duhet ndjekur nga ana e institucioneve vendimmarrëse shtetërore, për t’i zgjidhur problemet e shumta politike, sociale, ekonomike, shëndetësore, arsimore etj. Medvegja kërkon qasje, prani dhe përfshirje të veçantë nga ana e organeve qeveritare të nivelit rajonal dhe republikan. Problemet janë të shumta. Ato nuk mund të zgjidhen vetëm nga pushteti lokal. Është përgjegjësi e shtetit që të kujdeset për të drejtat dhe për mirëqenien e shtetasve të tij, sidomos të vendbanimeve më të pabarabarta. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vetëvendosja është tërhequr nga ideja e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të dërguar nga …