Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pas një komunikimi sistematik me KKSH, do të financoj hapjen e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë 😊🇦🇱… Pas mbështetjes financiare për shpërndarjen falas të librave shkollor për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Qeveria e Shqipërisë tani ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë. Shqiptarët e Medvegjës, sot, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Ndaj, përballë këtyre sfidave historike të shqiptarëve të Medvegjës, ne duhet të marrim përgjegjësitë politike për t’i mbështetur edhe institucionalisht ata. Mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës… #JemiNjë Falënderojmë Ministrin Gent Cakaj për qasjen që ka ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës në veçanti. ❤️🇦🇱 Like 0
A e keni ditur se disa ushqime të tilla bëjnë mrekulli në lëkurën tuaj? Ju veçse mund të jeni në dijeni se konsumimi i një diete të mbushur …