8 Maji njihet si dita ndërkombëtare e Kryqit të Kuq.
Në shumë qytete të Serbisë nga 8 Maji ka filluar java e Kryqit të Kuq e cila do të zgjasë deri më 15 maj.Kësaj nisme ju ka bashkangjitur edhe Kryqi i Kuq nga komuna e Bujanocit ku gjatë këtyre ditëve kanë paraparë aktivitete të ndryshme
Sot ka filluar të shënohet dita e dhënjes së gjakut ku nga ana e vullnetarëve do të shpërndahen fletushka dhe do të bëjn thirrje për dhurim të gjakut në aksionin që do të zhvillohet më 24 maj në hapsirat e kryqit të kuq në Bujanoc.
Aktiviteti tjetër gjatë javës do të jetë edhe vetëdijësimi i fëmijëve rreth trafikimit të qenieve njerzore.
Të gjitha këto aktivitete pritet që të organizohen nga vullnetarët e grumbulluar rreth Kryqit të Kuq të cilët janë bartësit e të gjitha aktiviteteve nga kjo organizat