Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Me iniciativë të Komunës së Bujanocit, ka filluar një aksion i eleminimit të deponive të egra në vendbanimet shqiptare. Bëhet fjalë për deponitë e egra në fshatrat Tërnoc, Samolicë, Nesalcë dhe Letovicë. Në ditët vijuese, do të vazhdohet me pastrimin e të gjitha deponive të egra në territorin e Komunës së Bujanocit. Sipas Enver Ramadanit, kryeshef për investime, deponitë po pastrohen me kërkesë të qytetarëve dhe tanimë po punohet që këso lloj deponie të menjanohen njëherë e përgjithmon. Like 0
Putin nesër viziton Serbi, temë edhe Kosova Vladimir Putin do të vizitojë Beogradin më 17 janar dhe Kosova do të jetë …