Nxënësit më të mirë të shkollave të mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava” nga Bujanoci, të cilët këtë vit kanë përfunduar shkollimin, janë shpërblyer nga kryetari i komunës së Bujanocit z. Arifi. Si shenjë respekti për angazhimin e tyre gjatë shkollimit katër vjeçar, kryetari ndau nga një libër dhe mirënjohje për 8 nxënësit shembullor.

Këtë vit, komuna e Bujanocit ka aprovuar një rregullore e cila parasheh stimulimin e nxënësve shembullor me mjete financiare, kurse sot përveç librave dhe mirënjohjeve, nxënësit e dalluar kanë pranuar një stimulim prej 10.000,00 dinarëve.

Sipas kryetarit arsimi mbetet prioritet i qeverisjes së tij, dhe do të vazhdojë me masa stimuluese për një arsim më cilësor.

Nga ana tjetër, nxënësit shprehen të kënaqur me përkushtimin e komunës së Bujanocit ndaj tyre dhe premtojnë se rrugëtimin e tyre do ta vazhdojnë edhe gjatë studimeve.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme