Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka pritur sot në Parlament studentet e “Northeastern University” nga Bostoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me studentët deputeti Kamberi ka bashkëbiseduar mbi gjendjen e pakicave në Serbi, demokracinë dhe mungesën e saj në vend.

Gjatë bashkëbisedimit me studentët i ka informuar për rëndësinë e arrtijes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë si parakusht i ndërtimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Me studentët është biseduar edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen bashkëmoshatarët e tyre të pakicave nacionale këtu, qoftë me nostrifikimin e diplomave apo me integrimin në shoqëri,ka shkruar z.Shaip Kamberi

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme