Faqja Kryesore Botë Meksika goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh

Meksika goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh

2 Min e Lexuar
0
0
54

Një tërmet i fuqishëm e goditi pjesën jugperëndimore të Meksikës, duke lënë të vdekur së paku një person. Dridhja shkaktoi edhe rrëshqitje të gurëve dhe dëmtoi ndërtesa.

Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti prej 7.0 shkallësh ndodhi 18 kilometra në verilindje të Acapulco-s në orët e hershme të së mërkurës, duke i nxitur njerëzit që të dalin në rrugë.

“Dëgjuam zhurmë të madhe nga ndërtesa, zhurmë nga dritaret, gjërat u rrëzuan brenda shtëpisë, rryma u ndal”, tha Sergio Flores, banor në Acapulco.

Qendra amerikane për paralajmërime për cunami lëshoi një paralajmërim pas tërmetit, duke thënë se ka gjasë për valë të rrezikshme deri 300 kilometra larg vendit të tërmetit. Më vonë, agjencia tha se rreziku ka kaluar.

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha në Guerrero. Agjencia e mbrojtjes civile tha se është duke bërë vlerësime për sigurinë e banorëve dhe për dëmet në 10 rajone.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë