Gjatë vizitës së sotme në Preshevë Ministrja Nagavci dhe kabineti qeveritar vizitën e dytë e kishin tek Shoqata “Drejtoria për Inkluzion” e personave me nevoja të veçanta në Preshevë.

Kjo shoqatë ishte përfituese e grantit qeveritar të Republikës së Kosovës për organizatat jo qeveritare me projektin për ruajtjen dhe përmirësimin e jetës së personave me nevoja të veçanta në aspektin e arsimimit, rehabilitimit dhe gjithëpërfshirjes.

Fëmijëve me nevoja të veçanta nga komuna e Preshevës, nëpërmjet këtij projekti do t’u mundësohet të kenë nga një përcjellës për të ndjekur mësimnxënien në shkollim parashkollor dhe shkollor.

Projekt ky, me të cilin Shoqata “Drejtoria për Inkluzion” dhe koordinatori i saj, Shkëlzen Limani do t’u mundësojnë fëmijëve me nevoja të veçanta nga komuna e Preshevës të ndihen të barabartë në arsimim e edukim.

Në ambientet e shoqatës u bë edhe promovimi i librit për fëmijë, të poetes e shkrimtares Preshevare, Afërdita Salihu.

Ky libër i poetes e shkrimtares Afërdita Salihu, me tregime e përralla për fëmijë është mbështetur nga granti qeveritar për OJQ, Shoqata e nisma individuale për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar.

Foto nga takimi 👇

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme