Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi ka bër me dije se janë siguruar edhe tekstet mësimore falas edhe për 950 parashkollorë në Luginë të Preshevës.

Mustafi ka bër me dije se sot,Bashkë me Ministren e Arsimit të Republikës së Kosovës, znj.Arbërie Nagavci, kryetarin e Komisionit për Arsim të Kuvendit të Kosovës, z.Ardian Gola, këshilltaren e kryeministrit Kurti, znj.Ardita Sinani e këshilltarin e zv.Kryeministrit Bislimi, Fatmir Curri, të shoqëruar edhe nga Ambasadori i Kosovës, z.Jetish Jashari filluam shpërndarjen e teksteve mësimore për parashkollorët, kësaj radhe në Entin Parashkollor “8 Marsi” në Preshevë!

Njoftimi i plotë 👇

Pas filloristëve, tekste mësimore falas edhe për 950 vogëlushë parashkollorë! 😍

Bashkë me Ministren e Arsimit të Republikës së Kosovës, znj.Arbërie Nagavci, kryetarin e Komisionit për Arsim të Kuvendit të Kosovës, z.Ardian Gola, këshilltaren e kryeministrit Kurti, znj.Ardita Sinani e këshilltarin e zvKryeministrit Bislimi, Fatmir Curri, të shoqëruar edhe nga Ambasadori i 🇽🇰, Jetish Jashari filluam shpërndarjen e teksteve mësimore për parashkollorët, kësaj radhe në Entin Parashkollor “8 Marsi” në Preshevë!

950 komplete tekstesh për 950 vogëlushë parashkollorë shqiptar 5 deri më 7 vjeç, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit nëpër entet parashkollore ditëve në vijim, do të pajisen (pa pagesë)me tekste mësimore të financuara nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar

Krenar që gjatë mandatit tanë ishim afër të gjithë shqiptarëve të Luginës që angazhohen në të gjitha sferat për ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar!🙏🏻❤️✌️

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme