Faqja Kryesore Botë Një punëtor ka qëlluar për vdekje tetë persona në një qendër të trenave në SHBA

Një punëtor ka qëlluar për vdekje tetë persona në një qendër të trenave në SHBA

1 Min e Lexuar
0
0
63

Një sulm i armatosur në qytetin San Jose të Kalifornisë në SHBA ka rezultuar në viktima të shumta.

Zëdhënësi i Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Clara, Russell Davis, u tha gazetarëve se “ka të plagosur të shumtë dhe shumë viktima në këtë rast”, dhe se hetimi po vazhdon, rfaporton Anadolu Agency (AA).

“Dhe i dyshuari është konfirmuar i vdekur. Unë nuk do të hyj në detaje … por i dyshuari është i vdekur në këtë çast, kështu që siguria publike është e ruajtur në këtë fazë”, tha Davis.

Ai theksoi se më shumë detaje do të zbulohen gjatë një konference shtypi më vonë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë