Një delegacion i kryesuar nga Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo, e shoqëruar nga kryetari i komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri dhe kryetarja e komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani me bahskëpunëtorë, kanë vizituar komunën e Bujanocit.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit mes komunave që janë anëtare të këtij Unioni për të promovuar turizimin rajonal nën slloganin ”Eja në shtëpinë tënde”, si dhe shkëmbimi i eksperiencave mes vendeve anëtare.

Poashtu, u diskutua edhe hapja e një zyre të UBSHR-së në Bujanoc për të koordinuar realizimin e projekteve në të ardhmen.

Ky delegacion i prit nga kryetari i komunës së Bujanocit z. Arifi, kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit z. Ramadani, drejtori i Organizatës Turistike z. Neziri dhe deputetja popullore znj. Beqiri.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme