Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit ka nisur sot një aksion në disa komuna në rajonin e Dukagjinit. Aksioni është duke u zhvilluar në Komunën e Pejës, Istogut dhe Klinës. Ky aksion po bëhet për shkak të dyshimeve të kryerjes së veprave penale për ndërtime pa leje. Aksionin që po zhvillohet në komunën e Klinës e kanë konfirmuar për Telegrafin nga zyra e kryetarit të kësaj komune. “Po është duke zhvilluar, janë duke e kërkuar një dosje lidhur me urbanizëm”, kanë deklaruar shkurt nga zyra e kryetarit të Klinës. Edhe nënkryetari i komunës së Istogut, Agim Ademaj ka konfirmuar për Telegrafin se policia është duke kryer bastisje në zyrat e kësaj komune. “Po njësia speciale është në komunë dhe është duke i kryer punët e veta”, ka thënë Ademaj. I pyetur se a ka të arrestuar deri më tani Ademaj ka deklaruar se jo. Deri më tash sipas raportimeve të mediave është arrestuar një zyrtar në Komunën e Pejës. Like 0
Njihuni me Samsung Galaxy S10 Telefonat më të rinj të markës Samsung kanë ekran të madh, korniza të vogla …