Faqja Kryesore Botë Shkon në 21 numri i të vdekurve nga vërshimet në Gjermani, dhjetëra të zhdukur

Shkon në 21 numri i të vdekurve nga vërshimet në Gjermani, dhjetëra të zhdukur

2 Min e Lexuar
0
0
8

Ka shkuar në 21 numri i të vdekurve nga vërshimet në Gjermani, përderisa dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur. Uji ka bllokuar rrugë, ka ngujuar njerëz dhe ka shembur së paku 6 shtëpi e shumë të tjera janë në rrezik nga shembja.

Në distriktin Schuld, policia tha të enjten në mëngjes se janë duke kërkuar rreth 70 persona të zhdukur pas shembjes së gjashtë shtëpive, shkruan The Guardian.

“Ka njerëz të vdekur, ka njerëz të zhdukur dhe shumë të tjerë ende në rrezik”, tha kryeministrja rajonale në Rheinland-Pfalz, Malu Dreyer. “Kurrë nuk kemi parë katastrofë si kjo. Është vërtetë shkatërruese”, shtoi ajo.

Një zëdhënës i policisë në Koblenz i tha agjencisë Reuters se një numër i paqartë i njerëzve ndodhen në kulmet e shtëpive dhe kanë nevojë të shpëtohen.

Shkalla e vërtetë e dëmeve në rajon ende nuk është e qartë, sepse shumë fshatra kanë mbetur të izoluara shkaku i vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut, me ç’rast rrugët janë bllokuar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë