Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjatë ditës së sotme Këshilltarja Politike e kryeministrit Kurti për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për të parë nga afër procesin e regjistrimit të popullsisë e pasurive në komunën e Medvegjës. Duke pas parasysh rëndësinë jetike që ka regjistrimi i popullsisë për Luginën e Preshevës në përgjithësi, e për Medvegjën në veçanti, znj. Sinani qëndroi për vizitë një ditore për të motivuar shqiptarët e kësaj komune që t’i përgjigjen masivisht regjistrimit. Gjatë vizitës, znj. Sinani takoi qytetarë nga diaspora e Kosova, që kishin ardhur enkas për t’u regjistruar. Poashtu, Ardita Sinani takoi edhe përfaqësues politik e lokal të komunës së Medvegjës, si dhe përfaqësuesen zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë. Regjistrimi i popullsisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm përballë diskriminimit shtetërorë ndaj banorëve shqiptar të këtij rajoni. Like 0
Argjend Sherifi: Vetëm ata që nuk i njohin fare rrethanat mundë t’i besojnë deklaratave të kryetarit që iku Sh.Arifit
Stomatologët e Preshevës vendosin të rrisin çmimet e shërbimeve për 20% Stomatologët e Preshevës – njoftim për opinion Të vetëdijshëm për ngritjen e çmimeve në …