Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Me ftesë të Senatorëve amerikan liderët politik e institucional të Bujanocit dhe Preshevës, nesër (e premte) do të udhëtojnë për Washington ku do të zhvillojnë takime të rëndësishme në Departamentin e shtetit, Senatin dhe Kongresin amerikan. Drejt SHBA-ve, a sot do të nisen, Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së dhe deputet popullor, Ragmi Mustafi, kryetar i KKSH-së, Nagip Arifi, kryetar i PD-së dhe Komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë. Takimi më i rëndësishëm i liderëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, pritet të jetë me të të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin do të bisedojnë për situatën politike në rajon, me theks të veçant në Luginë të Preshevës. Vlen të theksohet se kryetarja e PVD-së në Preshevë, nuk do të udhëtojë drejt SHBA-ve, përshkak të angazhimit të saj si këshilltare e kryeministrit të Kosovës, derisa Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës dhe APN-së, nuk është ftuar as kësaj here. Like 0
Me ftesë të Blendi Klosi kryetari Ramadani merr pjesë në kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë
New York-u përballet me reshje të dendura shiu New York-u dhe shumë vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kaluan valën e …