Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas tre muajsh ngërç, sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq. Në takimin e sotëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i pari për këtë vit, pritet të diskutohet për të pagjeturit dhe për arritjen e marrëveshjes së përhershme për targat. Zyrtarët serbë kanë paralajmëruar se përveç këtyre dy temave do të diskutojnë edhe për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha për transmetuesin publik serb, RTS, se në Bruksel do të bisedohet “për të pagjeturit, gjyqësorin, por edhe për zgjedhjet e 3 prillit, sepse ato duhet të mbahen në Kosovë”. Lidhur me këto deklarata, Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur deri më tani. Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale më 3 prill. Institucionet e Kosovës, ndryshe nga praktika e mëparshme, kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë organizimin e tyre në Kosovë. Ndryshe takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka qenë më 16 nëntor të vitit 2021. Like 0
Ish-presidenti Bush mbështet Thaçin për marrëveshjen Kosovë-Serbi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po zhvillon vizitë zyrtare në SHBA, gjatë …