Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti Shaip Kamberi ka reagur lidhur me refuzimin e lejës pelër vizitën e Ministrit të Punëve të Brendshme të RKS, Xhelal Sveçla në Luginë të Preshevës e cila ishte paraprë për sot. Ky është reagimi i plotë i deputetit kamberi: Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike! Refuzimi i lejes për vizitë Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të Ministrit të Punëve të Brendshme të RKS, Xhelal Sveçla nga Qeveria e Serbisë nuk është i pari, mirëpo ai sjell edhe njëherë dëshminë se pavarsisht zgjedhjeve, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare! Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdushme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës! Bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësoj askënd, përkundrazi duhet t’a mirëpres çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Baskëpunimi jonë me Kosovën e Shqiprinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë. Like 0
Pas vizitës që patën në Luginë Deputetët kërkojnë seancë për gjendjen në Luginë të Preshevës Komisioni për Arsim ka shqyrtuar kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar gjatë vizitës që ky …