Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin rus në Beograd, Alekander Cepurin, me të cilin kanë diskutuar për dialogun dhe normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti serb ka thënë se kushti kryesor i Serbisë për të vazhduar dialogun është heqja e vendimit për taksën ndaj produkteve me origjinë serb. “Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitetit në të ardhmen, por normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi do të bëhet vetëm nëse anulohet vendimi i paarsyeshëm për taksën”, ka thënë Vuçiq, shkruan N1, transmeton Gazeta Express. Ndër të tjera në këtë takim Vuçiq e Cepurin kanë diskutuar për vizitën që Putin pati në Serbi dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Të dy politikanët gjithashtu kanë diskutuar edhe për situatën në rajon, raportet Prishtinë-Beograd e çështje të tjera. Like 0
Komuna e Bujanocit përfiton 8.200.000 dinarë në kuadër të Programit të ndihmës dhe avancimit të komunave të pazhvilluara për 2021 Gjatë ditës së djeshme, kryetari Arifi ka qëndruar në Beograd për të nënshkruar kontratën …