Faqja Kryesore ShowBiz Adelina e sulmon ashpër Aketa Vejsiun dhe Elvana Gjatën: Fitoi arti, jo mafia

Adelina e sulmon ashpër Aketa Vejsiun dhe Elvana Gjatën: Fitoi arti, jo mafia

4 Min e Lexuar
0
0
238

Adelina Ismaili ka qenë shumë e ashpër me disa statuse të saj në InstaStory ku ka sulmuar shumicën e mediave në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat po kërkojnë që Elvana Gjata të del e para dhe ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.

E diva kosovare, e cila ishte e para që kishte bërë revolucion në këtë festival, ku ishte paraqitur me këngën “Shko”, ka bërë disa komente që për shumë kënd nuk do të jenë të pëlqyeshme.“Ku është ajo Shqipëria që dikur kishte çmuar artin mbi të gjitha? Arilena Arën për herë të parë e kam parë duke kënduar “They Don’t Care About Us”. E admirova sepse për herë të parë pas shumë kohe po shihja një shqiptare që po shkatërronte skenën dhe mua me energjinë. Nuk i kishte buzët e fryra. Nuk tërhiqte zvarrë pas vetës shërbëtorë të mjerë që paguhen me byrek, as nga Kosova dhe as nga Maqedonia”, ka shkruar Adelina në fillim të këtij komenti.Tutje, diva kosovare ka shkruar se prezantuesja Alketa Vejsiu i ka mbetur borxh Arilenës.

“Arilena ka më shumë sukses ndërkombëtare sesa gjysma e banorëve të shoëbizznesit të Kosovës dhe Shqipërisë bashkë. Është faji i jonë nëse nuk e njohim. Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshat për gazetarë e rrobaqepësa, jo mafia e politikanët, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e “koncerteve” që mbajnë erë bajgash e sponsorësh dhëmbë palarë”, ka shkruar tutje Adelina.

Kujtojmë se është organizuar një komunitet i tërë në Shqipëri kundër fitores se Arilenës, madje disa fansa kanë nisur edhe një peticion që ti merret fitorja asaj.

E në krah të Elvanës kanë dalë edhe disa këngëtarë e prezantuesh mediash, në mesin e të cilëve edhe mikja e Elvanës, Alketa Vejsiu e cila mbrëmë prezantoi festivalin e 58-të të këngës në RTSH.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Adelinës në InstaStory:

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz