Ernesto Valverde ka folur për ndeshjen e kthimit të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat.

Barcelona sot  do të pres Chelsean në Camp Nou, ku vetëm njëra nga këto dy skuadra do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Barcelonës gjatë konferencës  për media, tha se të dy skuadrat kanë lojtarë të mëdhenj dhe beson se detajet në fushë do të vendosin fituesin.

“Ne do të shikojmë lojën tonë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në detaje të vogla, të cilat mund të jenë vendimtare, sepse niveli i lojtarëve është shumë i madh”, tha Valverde .

Chelsea dhe Barcelona u ndan baraz në takimin e parë në Stamford Bridge, pasi skuadrat luajtën me rezultat 1-1, mbetet të shihet se pas 90 minutave në Camp Nou cila do kalojë tutje ?

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport