Botë BRITANIA DËBON 23 DIPLOMATË RUSË ? Nga Wikiliks U postua 15/03/2018 3 Min e Lexuar 0 0 151 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pasi është gjetur ish spiuni rus Sergej Srkipal, i cili punonte si agjent i dyfishë për Britaninë e Madhe, dhe vajza e tij Julia të helmuar në Salisbury, në jugperëndim të Anglisë, marrëdhëniet ruso-britanike janë gjithnjë e më të tensionuara. Britania konsideron se pas kësaj qëndron Rusia, e në ndërkohë kryeministrja britanike Theresa May e ka kërcënuar Vladimir Putin-in se ka afat deri të martën në mesnatë të shpjegojë se si është përdorur gazi nervor Novichok i kualitetit ushtarak i cili përdoret në Rusi, është përdorur në incidentin e 4 marsit, përndryshe do të ndërmerr hapa të ashpra, transmeton Insajderi.com. Mirëpo, nga Kremlini mohojnë çdo përgjegjësi për sulm dhe theksojnë se nuk do të përgjigjen në ultimatum derisa nuk i dorëzohen mostrat e substancës kimike me të cilën është helmuar Skripal në mënyrë që ekspertët e tyre t’i analizojnë. Britania po përgatitet të përballet me hakmarrje nga Moska, pasi kryeministrja e vendit, Theresa May, ka fajësuar Rusinë për helmimin e një ish-agjenti rus në Angli, dhe ka njoftuar për përjashtimin e 23 diplomatëve rusë dhe për masa ndaj “elitave të korruptuara”. Kryeministrja i ka thënë Dhomës së Komunave të Parlamentit të Britanisë se Kremlini është përgjigjur me “sarkazëm, përbuzje dhe mospërfillje” ndaj ultimatumit 24-orësh të caktuar nga qeveria e saj, të hënën, për të dhënë shpjegime për sulmin ndaj ish-spiunit Sergei Skripal, raporton The Guardian. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nxënësit kthehen sot në bankat e shkollës fillon gjysmë-vjetori dytë Pas pushimit dimëror që kishte filluar më 29.12.2023, nxënësit e shkollave fillore dhe të …