Faqja Kryesore Botë Angela Merkel arrin mandatin e katërt.

Angela Merkel arrin mandatin e katërt.

1 Min e Lexuar
0
0
92

Të mërkurën Bundestagu votoi me 364 vota pro zgjedhjes së kancelares, Angela Merkel. Tani qeveria e re mund të filllojë nga puna.

Ishte një rrugë e gjatë kësaj here, por kancelarja Angela Merkel arriti të zgjidhet në mandatin e katërt nga Bundestagu, gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Të mërkurën ( 14.03), 364 deputetë nga 709 gjithsej i dhanë votën kancelares Merkel.

Shumica e kërkuar ishte 355 vota. Në votimin e fshehtë, Merkel mori 35 vota më pak se 399 vendet e aleancës qeveritare mes CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate, SPD: Rizgjedhja e Merkelit u bë e mundur pas koalicionit me socialdemokratët dhe votës Po të bazës së Partisë Socialdemokrate më 4 mars.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë