Botë Erdogan: Turqia synon dhjetëshen e parë të shteteve më të forta në botë Nga Wikiliks U postua 03/04/2018 1 Min e Lexuar 0 0 113 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se Turqia synon dhjetëshen e parë të shteteve më demokratike dhe më të zhvilluar ekonomikisht në botë. “Ëndrra jonë është ta vendosim Turqinë në dhjetëshen e parë të shteteve më demokratike dhe me ekonomi më të zhvilluar”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së 80 shkollave dhe 59 sallave të edukatës fizike në Stamboll. “Ashtu siç rritet, zhvillohet dhe forcohet Turqia, ashtu edhe ndryshon natyra dhe sasia e problemeve me të cilat përballemi. Puna jonë nuk është aspak e lehtë”, deklaroi Erdogan. Presidenti Erdogan foli edhe për operacionin ushtarak “Dega e Ullirit”, më saktësisht, për numrin e terroristëve të cilët Turqia i ka neutralizuar në kuadër të këtij operacioni, raporton Anadolu Agency. Kreu i shtetit turk tha se që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” janë neutralizuar 3.872 terroristë./TCH/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mbahet mbledhja e tetë e Këshillit Komunal në Preshevë Këshilli komunal i Komunës së Preshevës ka mbajtur mbledhjen e radhës, e teta për …